Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për dy ish-inspektorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija, të akuzuar për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
Fillimisht, gjykata vendosi nga 3 vite burg për secilin, por për shkak të procedurës së shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u caktuar përfundimisht në 2 vite burgim.
Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke i lënë të dy në liri me kusht për një periudhë prove 2-vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ata nuk duhet të kryejnë asnjë vepër tjetër penale dhe duhet të paraqiten rregullisht pranë Shërbimit të Provës.
Përveç kësaj, gjykata u hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija dyshohet se morën para nga një subjekt për të mos hequr tendën e lokalit të tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)