Një mjek në Durrës është vënë nën akuzë, pas vdekjes së një foshnje në spitalin e qytetit bregdetar disa orë pasi kishte lindur.
Mjeku I.Sh. 43 vjeç është kallëzuar nga nëna e foshnjes që ndërroi jetë, e cila e akuzon atë për neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për I. Sh., 43 vjeç, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës.
Ngjarja është ende e paqartë, teksa një hetim për të pritet që të nisë për zbardhjen e përgjegjësive.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)