Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi mëngjesin e sotëm është konstatuar se ka dalë me vrap nga një farmaci, ku kishte vjedhur produkte. Mësohet se ai ishte i dënuar për vjedhje edhe më parë.
NJOFTIMI I PLOTE
Vodhi produkte në një farmaci, gjatë natës, kapet në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, menjëherë pas vjedhjes, 44-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për vjedhje.
Sekuestrohen produkte e vjedhura dhe mjete që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimit në lagjen nr. 12, në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë konstatuar një shtetas duke u larguar me vrap nga një farmaci. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë kapur shtetasin I. D., i cili mbante një çantë me produkte të cilat rezultoi se i kishte vjedhur në farmaci.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)