Grabiti bankën para 4 viteve, arrestohet në Shkodër i riu i dënuar me 10 vite burg

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me inicialet A. Sh., i cili është banues në fshatin Aliaj, në Malësi të Madhe.

26.02.2026. 11:37

Grabiti bankën para 4 viteve, arrestohet në Shkodër i riu i dënuar me 10 vite burg

Në vitin 2022, përkrah dy bashkëpunëtorëve kishte hyrë i armatosur dhe i maskuar në një bankë në Koplik, duke vjedhur një shifër të konsiderueshme parash. Katër vjet pas asaj ngjarje, i riu që ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë, u arrestua nga policia e Shkodrës.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me inicialet A. Sh., i cili është banues në fshatin Aliaj, në Malësi të Madhe. Atij iu vendosën prangat në kuadër të operacionit policor të koduar “Memory”.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhje me armë”, të kryera në bashkëpunim, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)