Prokuroria ka nisur procedim penal për administratorin, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e qendrës tregtare ku ndodhi vjedhja e pikës së këmbimit valutor. Sipas policisë ata nuk kanë përmbushur kërkesat që parashikon ligji për të garantuar sigurinë në këtë kategori subjektesh.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.03.2026, në një qendër tregtare, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit E. V., Sh. F. dhe B. Gj., me detyra përkatësisht administrator, drejtues teknik dhe përgjegjës në këtë subjekt, pasi dyshohet se nuk kanë përmbushur kërkesat që parashikon ligji për të garantuar sigurinë në këtë kategori subjektesh", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)