Tentoi të grabiste në supermarket me thikë, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Një tentativë grabitjeje me thikë është regjistruar në një supermarket në Korçë, ku një 40-vjeçar ka kanosur menaxherin për t’i marrë xhiron ditore.

11.05.2026. 14:32

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas informacioneve, autori kishte pritur menaxherin të dilte jashtë ambientit dhe më pas e ka kërcënuar me një mjet prerës.

Forcat e policisë arritën të identifikojnë dhe arrestojnë autorin, i cili mbante veshur kapuç për të fshehur identitetin.

I arrestuari është 40-vjeçari Dhimitri Xhemali, person i njohur për policinë, pasi më parë është dënuar edhe për vjedhje.

Mbi të rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)