Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Panaja-Novoselë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese shumë pranë vendit të quajtur Shamogjin.
Për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por nuk mundi te mbijetonte.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)