Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Tiranë pejani

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas të Kosovës i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes.

12.05.2026. 12:27

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Tiranë pejani

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas të Kosovës i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes.

Sipas burimeve zyrtare Anton Allakaj është dënuar nga gjykta e Pejës me 11 vjet e 6 muaj burg. Ai akuzohet se rreth 25 vite më parë ka kryer një vrasje në Kosovë për hakmarrje. 

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradim, në bashkëpunim mes autoriteteve përkatëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)