Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bën me dije se ka ekzekutuar disa vendime të Gjykatës së Sarandës në lidhje me operacionin që u zhvillua në qytetin bregdetar për ndërtimet pa leje.
Gjykata e Sarandës ditën e djeshme nxorri 12 urdhër-arreste për zyrtarë policie, të IMT, biznesmenë e ndërtues në lidhje me abuzimet me lejet e ndërtimit.
Kështu, AMP ka ekzekutuar masën arrest në shtëpi për Blerim Tafçiun, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.
Ndërkohë që efektivit Kristofor Shkrepa për të njëjtën vepër penale i është dhënë masa arrest me burg së bashku me Kastriot Sotkën.
Hetimet dyshohet se lidhen me skema të favorizimit të ndërtimeve pa leje në zonat turistike të jugut, mosveprim institucional dhe përfshirje të zyrtarëve në aktivitete të paligjshme.
Ndërkohë, kontrollet vijojnë në banesa dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe ekzekutimin e plotë të masave të sigurisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)