Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 12 h më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë kundër qeverisë Rama, nga tubimi i radhës, i pagëzur si "Foltorja 2", para Kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi sot aktin e tretë të protestave të ashtuquajtura “Foltorja 2”, duke shpallur hapësirën përpara Kryeministrisë si “Sheshi i Lirisë”. Para mbështetësve të tij, Berisha deklaroi se misioni i opozitës është largimi i qeverisë Rama, të cilën ai e akuzoi për varfërimin e vendit dhe korrupsion masiv.
“Ky është Sheshi i Lirisë. Ne kemi njohur shumë pushtime, diktatura e mënxyra, por kurrë nuk jemi kthyer 100 vite pas si në këto vite. Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt,” u shpreh Berisha para protestuesve.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të zëvendëskryeministres Belinda Balluku pas, siç tha ai, “dokumenteve zyrtare” që sipas tij tregojnë vjedhjen e 50 milionë eurove.
“U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare të vjedhjes së 50 milionë euro nga zv.kryeministrja për të bërë që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se hajduti jam unë dhe paratë i kam marrë unë. Nuk ka ndodhur kjo… Cilido do të kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai,” tha Berisha, duke shtuar se kjo është vetëm “një sasi e vogël”.
Berisha i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë çdo javë kundër qeverisë, duke e cilësuar nisjen e javës me demonstratë “një hap drejt fitores”.
“Është mbushur dhe po derdhet kupa. Dhe ne sheshin e betejës nuk e lëshojmë. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ia falim kurrë,” deklaroi ai, duke shtuar se sipas tij, qeveria aktuale është kapur nga korrupsioni.
Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri edhe akuza për shpenzime të luksit nga qeveria:
“36 mijë euro paguani shishen e verës së Sulltanit këtu,” u shpreh ai para protestuesve.
Në përfundim të tubimit, kreu i demokratëve konfirmoi se protesta do të vazhdojë çdo javë para Kryeministrisë.
“Të hënën tjetër përsëri këtu. Dhe çdo të hënë do ta nisim javën me betejë. Dhe nisja e javës me një betejë kundër kryehajdutit të kombit të të gjitha kohërave është rruga drejt fitores,” deklaroi Berisha.
Në reagimin e saj, kryebashkiakja thekson se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shoqërinë. “Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri".
22:30 35 min më parë03.05.2026.
Autori57-vjeçari i identifikuar si Nikollë Radaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se fillimisht ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit, çka ka vështirësuar marrjen e dëshmisë së tij.
20:31 2 h më parë03.05.2026.
AutoriPolitika shqiptare ka reaguar pas aksidentit tragjik me dy të mitur të vdekur në Durrës. Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama shprehën ngushëllimet ndërsa Taulant Balla e cilëson drejtuesin e mjetit një terrorist në timon. Erion Braçe ndërkohë kërkon dënime më të rënda në të tilla raste.
19:33 3 h më parë03.05.2026.
AutoriShtetasi Arben Karamuço po eksploronte zonën me një mjet tip ATV (motor me katër rrota), kur ka humbur kontrollin për shkak të terrenit të vështirë dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend.
18:22 4 h më parë03.05.2026.
AutoriMinistria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht 8-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe mjekët janë duke kryer ndërhyrjet e nevojshme pasi ka dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes.
18:00 5 h më parë03.05.2026.
AutoriPavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim nga drejtuesit politikë, votimi nuk mundi të rifillonte. Në përfundim, përfaqësuesit e ardhur nga Tirana për monitorim të procesit morën materialet zgjedhore dhe u larguan, ndërsa pritet një vendim nga kryesia për datën e re të zgjedhjeve.
17:25 5 h më parë03.05.2026.
AutoriNë momentin e ngjarjes, katër fëmijë po luanin në trotuar pranë banesave të tyre, kur mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ta. Për pasojë, dy prej të miturve humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
17:03 6 h më parë03.05.2026.
AutoriAksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pajovë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël.
16:10 6 h më parë03.05.2026.
AutoriSipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, pjesëmarrja në këtë samit synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve europiane në një moment sfidash të mëdha gjeopolitike.
15:48 7 h më parë03.05.2026.
Autori
Komente (0)