Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pensionistët dhe skema e re e përfitimit të pensionit që qeveria ka nisur të aplikojë u bënë “mollë sherri” në Kuvend, duke prodhuar një debat të ashpër mes deputetëve Tedi Blushi dhe Zegjine Çaushi.
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi mazhorancën se po tallet me pensionistët, duke e quajtur rritjen e fundit të pensioneve “fyerje” për të moshuarit.
Ai shprehu shqetësimin për gjendjen e rëndë të pensionistëve, duke sjellë në vëmendje edhe rastin e 91-vjeçarit Ali Myrtolli, i cili prej gjashtë vitesh pret rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.
“Dëshmoj dramën e madhe të pensionistëve, sidomos të atyre që 6 vite pas tërmetit ende nuk kanë një shtëpi. 91-vjeçari Ali Myrtolli, i verbër, jeton në Kombinat; ligji i ka kthyer shtëpinë që ia shembi tërmeti, ndërsa shteti nuk ia jep. ‘Je kandidat për varreza’, është përgjigja që i jep shteti”, tha ai.
Blushi theksoi se rritja prej vetëm 60 lekësh në ditë është një poshtërim për qytetarët që jetojnë me pensione minimale. Ai kërkoi që deputetët e mazhorancës të ngrihen e t'i thonë “ndal” kryeministrit Edi Rama.
“Duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz. Farë duhet t’u themi pensionistëve kur këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku dhe Rama me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë. A ju vjen turp kur dilni në zonë? Si nuk doli një nga ju të flasë për rritjen e pensioneve e pagave? 60 lekë në ditë është tallje. Qeveria i ka mundësitë për t’i 2fishuar pensionet. Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie?”, deklaroi Blushi.
Pas Blushi e përmendi emrin e saj në fjalimin në Kuvend, deputetja socialiste Zegjine Çaushi iu përgjigj duke e lidhur sulmin e tij me një person tjetër, të cilin nuk e përmendi me emër, por që sipas saj ndodhet “në vendin ku meriton të jetë”.
“I dashur Tedi, për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu, sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë”, tha Çaushi.
Ajo shtoi se Blushi po ndikohet nga mesazhet e këtij personi:
“Këto mesazhet që t’i çon në telefon... Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është, sepse mbase na sheh”, deklaroi deputetja socialiste.
Arta Dollani, ish drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, aktualisht në postin e Drejtoreshës së Arsimit Parauniversitar është lënë në "Arrest shtëpie" për çështjen e mbetjeve të "Kurum".
16:23 20 min më parë03.02.2026.
Autori
Një 30-vjeçar është dërguar në spitalin e Durrësit i plagosur me thikë. Nga informacionet paraprake mësoghet se A.B., 30 vjeç është vetëdëmtuar në dorë me mjet prerës.
15:50 53 min më parë03.02.2026.
Autori
Aksi rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për shkak se do të kryhen punime pas rrëshqitjes së dheut të dy ditëve më parë.
15:23 1 h më parë03.02.2026.
Autori
Çështja është shtyrë për një seancë tjetër pasi mbledhja ne dhomë këshillimi nuk prodhoi një vendimmarrje.
14:28 2 h më parë03.02.2026.
Autori
Ilir Meta në një postim nga qelia e IEPV "Jordan Misja" ka reaguar në lidhje me interpelancën e mbajtur sot me ministrin e Drejtësisë Besart Lamallari, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi.
13:46 2 h më parë03.02.2026.
Autori
“Diella”, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, u vlerësua me çmimin ndërkombëtar “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore për rolin e saj inovativ në transformimin digjital të qeverisjes shqiptare.
13:42 3 h më parë03.02.2026.
Autori
Një 42-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve për kontroll të detajuar dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të rendit.
13:36 3 h më parë03.02.2026.
Autori
Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, duke theksuar se toka ku po ndërtohet resorti është pronë e tyre prej vitit 1936.
12:25 4 h më parë03.02.2026.
Autori
Taulant Balla ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Jozefina Topallit duke thënë se ka bashkëpunuar me mazhorancën në 2021 kundër Sali Berishës.
12:11 4 h më parë03.02.2026.
Autori
Komente (0)