Berisha e cilësoi lëvizje “private”, Salianji nis “Foltore” nga Durrësi, krah tij edhe Alimehmeti
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka nisur nga Durrësi takimet me elektoratin demokrat dhe strukturat e partisë, pavarësisht se kreu i PD, Sali Berisha e cilësoi lëvizjen e tij një nismë private.
“Foltorja” që Sali Berisha zhvillon çdo të hënë përballë Kryeministrisë, e që ka nisur të shtrihet edhe në bazë, nuk është e vetmja në PD. Një format i ngjashëm po aplikohet nga Ervin Salianji, i cili ndryshe nga kryetari i PD nuk bën thirrje për rrëzimin e Edi Ramës, por ringritjen e opozitës dhe respektimin e parimeve.
Pas kafes së parë, ku tryeza e Salianjit me fituesit e Primareve dhe të zhgënjyerit brenda PD-së, që shkundi selinë blu, ish-deputeti demokrat ka mbajtur sot në Durrës një takim me simpatizantë, të cilit sipas burimeve i është bashkuar edhe struktura e degës së qytetit bregdetar.
Foto: LSA
Vetë Salianji tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim pas stanjacionit të krijuar nga “regjimi i Edi Ramës”, dhe se frymën e këtij ndryshimi duhet ta ndjejë Partia Demokratike, duke u përgatitur që ta udhëheqë atë.
“Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës. Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur. Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani në PD i votuar apo i pa votuar. Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë. PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di”, u shpreh Salianji nga Durrësi.
Foto: LSA
Sakaq mësohet se në takimin e Salianjit marrin pjesë disa figura të njohura locale të PD-së, si kreu i grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë Durrës, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, sekretari i Degës Arlinind Boshku, sekretari organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë, Luan Hoti dhe ish-deputeti Pëllumb Berisha.
Ashtu siç edhe kishte konfirmuar nuk mungon në takim ish-kandidati për deputet i listës së hapur të PD në Durrës, Aulon Kalaja, por edhe Ndreç Pjetri.
Foto: LSA
Kujtojmë se jo më vonë se mesdita e kësaj të mërkurë, kreu i PD Sali Berisha shprehu hapur pakënaqësinë për lëvizjen e ndërmarrë nga Salianji, duke e cilësuar një nismë për interesa private.
“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume. PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues. Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë”, tha Berisha.
“PD e paaftë të çojë qytetarët tek kutia e votimit”, Salianji: Duhet të rinovohet, vetëm kështu mund të mundim Ramën
Në një sallë të mbushur plot me demokratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nisi nga Durrësi turin e tij të takimeve politike, të cilat ai i konsideron një nisje të re për rikthimin e energjisë e frymës në PD dhe ringritjen e opozitës.
Para qindra pjesëmarrësve, ndër ta figura dhe eksponentë të njohur të PD-së, Salianji theksoi nevojën urgjente që partia të hapet, të përfshijë figura të reja dhe të rikthejë besimin te demokratët dhe qytetarët. Sipas tij demokratët kanë sakrifikuar shumë dhe se zëri i tyre nuk duhet neglizhuar.
Foto: LSA
“Duhet rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD. Keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim nuk keni kërkuar asgjë veç vëmendjes dhe dëgjimit. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, dhe këto thirrje nuk duhen relativizuar. PD duhet të udhëheqë ndryshimin që të gjithë presin, dhe ky ndryshim nis që këtu, nga kjo sallë,” tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Salianji foli me tone kritike për performancën e opozitës, duke thënë se demokratët janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga humbjet e njëpasnjëshme.
Foto: LSA
“Duhet ta themi hapur: Partia Demokratike ka qenë e paaftë për të nxjerrë drejt kutive të votimit jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe simpatizantët e saj. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh: Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, ne nuk nxorëm më shumë se 2 500. Nuk mund të mbyllim sytë para kësaj,” theksoi ai.
Ish-ligjvënësi opozitar shtoi se reagimi i shqiptarëve ka munguar edhe përballë skandaleve të rënda politike:
“Kur një super-skandal si ai i Belinda Ballukut nuk bën që njerëzit të dalin në shesh e të revoltohen, duhet të kuptojmë se problemi është i thellë. Demokratët janë lodhur dhe nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën,” deklaroi Salianji.
Salianji këmbënguli se rruga drejt ndryshimit kërkon hapjen e partisë dhe përfshirjen e zërave të rinj.
Foto: LSA
“PD nuk është thjesht një parti politike; është një vokacion, një pasuri kombëtare. Por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive. Shqipëria ka nevojë për një PD energjike, të sinqertë dhe të hapur,” u shpreh ai.
Sipas tij, vetëm një PD e reformuar mund të sjellë rotacionin politik. “Duhet ta themi pa kompleks: ne kemi forcën për të sjellë rotacionin. Por kjo fillon nga hapja e PD-së dhe nga lartësia që duhet të arrijmë përballë pritshmërive të shqiptarëve,” shtoi ai.
Takimi në Durrës pritet të pasohet nga të tjera nëpër qytete të ndryshme të vendit, si pjesë e lëvizjes së tij për "Rizgjimin e PD-së".
Alimehmeti nga Durrësi: Do t’i sjellim frymë PD-së, do të flasim hapur me votuesit
Foto: LSA
Ilir Alimehmeti ishte një prej emrave të rinj të PD-së që u shfaq përkrah Ervin Salianjit në Durrës, aty ku duket se ka nisur turi i takimeve që ish-deputeti demokrat kishte paralajmëruar se do të zhvillojë me demokratët, pas kafes ku mblodhi krah vetes fituesit e Primareve dhe figurat më të votuara që mbetën jashtë listës për kandidat në zgjedhjet e 11 majit.
Alimehmeti iu drejtua të pranishmëve në takim me një fjalim, para se në skenë të ngjitej Salianji, duke paralajmëruar se kjo dyshe do të provojë të rikthejë frymën në PD, që duhet për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhje.
"Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë. Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant. Për të kuptuar si brenda strukturave duhet përmirësuar, duhet të flasim edhe me votuesit. E kam këtë vështirë dhe e njoh, ju e dini, jetoni me ta. Këtu ka edhe korrupsion moral. Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë", tha Alimehmeti në Durrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sulm i armatosur gjatë një feste në Bondi Beach u shndërrua në një masakër që tronditi Australinë, por mes panikut dhe të shtënave, një qytetar i zakonshëm u përball me agresorin dhe u kthye në simbol të guximit.
Dy shtetase kolumbiane u arrestuan në zonën e Vollgës në Durrës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, ndërsa policia procedoi penalisht edhe gjashtë shtetas shqiptarë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit të përgjakshëm në Bondi Beach të Australisë, duke shprehur ngushëllime për viktimat dhe duke vlerësuar publikisht guximin e qytetarit që çarmatosi një nga sulmuesit.
Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare për vjedhje të rëndë, është kapur dhe arrestuar në fshatin Borje nga policia shqiptare, me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Është caktuar dita kur do të mblidhet Këshilli për Mandatet dhe Imunitetet i cili do të shyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Tre automjetete u përfshinë në një aksident rrugor në aksin Shupenzë-Maqellarë. Sipas raportimeve paraprake një person është plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.
Gazment Bardhi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit për Mandatet dhe Imunitetet për të miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Sipas tij asnjë pengesë ndaj drejtësisë nuk mund të tolerohet.
Sali Berisha shkruan se kryeministri Rama po tregon se do të vazhdojë mbrojtjen për Belinda Ballukun dhe pas kërkesës së SPAK. Kreu i PD ftoi qytetarët të ngrejnë zërin në protestën e thirrur më 22 dhjetor.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se mazhoranca socialiste do të bëhet mburojë për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke mos votuar pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ndalojë së bëri avokatin e vjedhjeve.
Kreu i grupit të PL, Tedi Blushi ka kërkuar thirrjen sa më shpejt të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet për të miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit për Belinda Ballukun.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pak pasi SPAK kërkoi nga Kuvendi që zv/kryeministres Belinda Balluku t'i hiqet imunteti, duke i hapur rrugë rrjedhimisht arrestimit të saj.
Komente (0)