Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Reforma zgjedhore dhe ajo Territoriale janë dy tema që e shqetësojnë edhe në burg Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook ai i bën thirrje opozitës që të unifikojnë qëndrimet rreth këtyre dy çështjeve dhe propozon modelin hungarez për ndarjen e re administrative.
Reforma zgjedhore është një çështje që e shqetëson edhe nga burgu kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Edhe pse në qeli, Presidenti i PL e ka trajtuar këtë çështje përmes një reagimi të publikuar në Facebook, ku Meta përcjell një mesazh përbashkues për opozitën.
Ai këmbëngul se Kodi i ri Zgjedhor duhet të jetë fokusi i ligjvënësve opozitarë, të cilëve u kërkon të kenë një qëndrim të përbashkët për reformën, për të cilën tashmë kanë nisur diskutimet në komisionin e posaçëm, të bashkëdrejtuar nga PS dhe PD.
Në arsyetimin e Metës, vetëm një reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin mund të rikthejë parlamentarizmin real dhe llogaridhënien në Shqipëri.
“Partia e Lirisë beson se çështja vendimtare që duhet të bashkojë çdo faktor opozitar sot është qëndrimi i përbashkët për Reformën Zgjedhore. Objektivi madhor i gjithë opozitës është një Reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin (votuesin) me deputetin. Kjo është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit dhe llogaridhënies”, shkruan Meta.
Në vijim, ish-Presidenti i Republikës propozon edhe një zgjidhje për reformën e re territoriale, duke hedhur në tryezë modelin hungarez.
“Po kështu, opozita duhet të paraqesë projektin e saj për Reformën Administrative - Territoriale në bazë të kritereve të pakundërshtueshme që garantojnë shërbimet më pranë qytetarëve dhe që frenojnë shpopullimin e mëtejshëm të vendit. Përfaqësuesit e PS e bënë të qartë se nuk mund të bëjnë një Reformë që synon popullimin e zonave të braktisura, sepse shpopullimi ka qenë dhe mbetet një nga objektivat e tyre kryesorë. Opozita ka modele të suksesshme në Europë, si ai hungarez, se si mbështetet popullimi i vendit, se si mbështeten familjet e reja”, shprehet Meta.
Pas tre ditësh me radhë pritjeje të gjata në kufi, qarkullimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rikthehet në normalitet.
19:52 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Ambasada e SHBA iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të respektojnë afatet e vizave në të kundërt do të përballen me pasoja.
19:22 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Ervin Salianji ka lëshuar nga Himara akuza të ashpra ndaj liderishipit të PD, i cili sipas tij ka shkatërruar garën në parti.
19:04 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
18:40 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.
17:54 7 h më parë29.01.2026.
Autori
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.
17:33 7 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia kufitare në Sarandë procedoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte nga Shqipëria 45 mijë euro, pa i deklaruar ato.
17:10 8 h më parë29.01.2026.
Autori
GJKKO i ka vijuar masën e sigurisë arrest në burg shtetasit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra pasi dyshohet se për vite me radhë ka siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami.
16:16 9 h më parë29.01.2026.
Autori
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 9 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)