Dy të plagosur në një aksident rrugor në Ersekë
Dy makina janë përfshirë në një aksident pranë Ersekës duke lënë dy persona të plagosur.
18:06 1 ditë më parë13.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kuvendi ka miratuar pr/ligjin për paqen fiskale, i kundërshtuar nga partnerët ndërkombëtarë, por edhe brenda vetë mazhorancës. Opozita deklaroi se ky ligj i hap rrugën parave të pista, teksa paralajmëroi se do ta çojë atë në Kushtetuese.
Me 75 vota pro dhe 20 kundër Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pas mesnate projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale’, i kundërshtuar nga Komisioni Evropian, FMN, por edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Kundër këtij ligji ishte edhe opozita, madje zëra kritikë vinin dhe nga radhët e mazhorancës, me deputetin Erion Braçe që kishte bërë dhjetëra amendime, por që të gjitha nuk u pranuan nga kolegët e tij duke u rrëzua me forcën e kartonit.
Braçe propozoi që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues si dhe bizneset që do të rrisin deklarimet duhet që të vërtetojnë burimin e parave për të mos ligjëruar pastrimin e parave.
“Propozimet që kam bërë, thellojnë karakterin e ligjit. I jep mundësi të gjithë atyre që kanë mashtruar shtetin me fitimin, me të ardhurat, me bilancet financiare, i jepet mundësia për deklarim real për të përfituar nga paqja. Të gjithë propozimet që kam bërë ndajnë thelbin e ligjit me mundësinë për të pastruar para. Secili propozim i bën mirë ligjit në këtë aspekt. Një subjekt që për 20 vite ka deklaruar 3% normë fitimi, nuk mund të vijë e të deklarojë 19% fitim, dhe të përfitojë 5% për atë 1% mbi 18%. Po duhet ta thotë edhe burimin e të ardhurat. Edhe ato që u morën parasysh në komision dhe u rrëzuan tani heqin mundësinë për pastrim parash, dhe i japim ligjit karakter transparence”, tha Braçe.
Ndërkohë, deputetja Jorida Tabaku teksa paralajmëroi se ky ligj i hap rrugë parave të pista, paralajmëroi se do ta dërgojë atë në Kushtetuese, ndonëse i bëri edhe një thirrje presidentit Begaj që të mos e dekretojë atë.
“Sot në nisje të seancës, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kërkova që ligji për marrëveshjen e paqes fiskale të tërhiqej nga rendi i ditës. Disa nga kolegët kanë bërë amendamente për t'u përpjekur për të kufizuar dëmet që ky ligj ka dhe që do të ketë në ekonomi. Por ne besojmë dhe gjykojmë që ligji është antikushtetues. Ligji cenon barazimin përpara ligjit. Ligji nga ana tjetër hap edhe një shteg për pastrimin e parave, jo se në ekonominë shqiptare nuk po ndodh pak ky fenomen. Ligji ka mungesë transparence, ligji cenon konkurrencën. Ligji është një nga ligjet më të lobuara që vijnë këtu në Parlamentin e Shqipërisë. Disa nga amendamentet e prezantuara nga kolegët socialistë për përjashtimin e kontratave koncesionare, partneriteti publik privat, kompanive që janë hetim, kompanive që janë subjekt i SPAK-ut, kompanive që kanë ortak që janë hetim, janë bërë njëkohësisht edhe nga deputetë e Partisë Demokratike, për t'u përpjekur për të kufizuar dëmet që ky ligj ka. Edhe në qoftë se presidenti e dekreton, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të gjithë do ta shohin ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tabaku.
Projektligji për ‘Marrëveshjen e Paqes Fiskale’ parashikon lidhjen e një marrëveshje mes bizneseve të mëdha dhe tatimeve për të negociuar fitimin. Konkretisht mbi fitimin e deklaruar të një biznesi këtë vit, do të shtohet një marzh 18% në 2026-ën, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%.
Gjithashtu kush hyn në marrëveshje ka të drejtë të korrigjojë pasqyrat financiare të 5 viteve të mëparshme, deri me 30%. Pra nëse në vitin 2022, një biznes ka deklaruar 200 mijë euro të ardhura, ai do të mund të ndryshojë pasqyrën financiare, dhe ti rrisë të ardhurat deri në 60 mijë euro, kjo pjesë do të tatohet me vetëm 5%.
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari në qytetin e Durrësit.
15:19 2 h më parë15.03.2026.
AutoriPolicia e Durrësit bën të ditur se një 49-vjeçar është dhunuar nga tre persona për shkak të një sasie parash që babai i tij i ndjerë i kishte marrë njërit prej autorëve.
14:52 3 h më parë15.03.2026.
Autori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.
14:01 3 h më parë15.03.2026.
Autori
Tragjedia e Gërdecit shënon 18 vjet këtë 15 mars, dhe familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Ish ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu vijon procesin. Në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën.
12:34 5 h më parë15.03.2026.
Autori
IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën seksiste të bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare në Kuvend.
11:37 6 h më parë15.03.2026.
Autori
Rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ka sjellë dhe reagimin e kreut të qeverisë Edi Rama. Ai tha se do të monitorohet përmes verifikimit dhe kontrolleve të vazhdueshme tregu i karburanteve.
11:25 6 h më parë15.03.2026.
Autori
Në podcastin "Flasim", kryeministri Edi Rama ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Tik Tok, për të cilën përdori shprehjen "si kofini pas të vjelit".
11:02 6 h më parë15.03.2026.
Autori
Për podcastin e tij "Flasim" këtë të dielë kryeministri Edi Rama ka folur për votimin në Kuvend për rrëzimin e kërkesës së SPAK për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.
10:31 7 h më parë15.03.2026.
Autori
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në makinën e një efektivi policie në Lezhë. Uniformat blu bëjnë të ditur se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.
08:47 9 h më parë15.03.2026.
Autori
Komente (0)