Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 11 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ish-presidenti Ilir Meta nga qelia ka vlerësuar dëshminë e ish-ministrit Arben Ahmetaj në një intervistë televizive, i cili sipas tij po çmonton organizatën kriminale në pushtet që ka marrë peng drejtimin e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale nga ambientet e paraburgimit, ish-presidenti Ilir Meta ka vlerësuar figurën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili sipas tij po çmonton organizatën kriminale që ka marrë peng vendin.
Sipas Ilir Metës, Ahmetaj po vepron si një shqiptar patriot dhe do të jetë lider i gjithë socialistëve të mashtruar.
Postimi i plotë i Ilir Metës
Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.
Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht.
Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600 euro të shishes së verës që pinte Kreu i Organizatës, besoj se e kanë të qartë se zhdukja e kantinës provë të gjetur padashje, ishte një operacion shtetëror brenda natës dhe jo vepër e një kushëriri.
Përpjekja për sekuestrimin e tij (rrëmbimin) ilegal, është pjesë e manualit të rrëmbimeve që bën organizata, siç është provuar prej saj edhe nga rasti i Gerond Meçes dhe Daniel Shimës (dhe shumë raste të tjera).
Por ata gabojnë rëndë.
Duket qartë se Arben Ahmetaj nuk ka vendosur të jetë thjesht një dëshmitar e denoncues për çmontimin e organizatës kriminale.
Duket se ai ka bërë një hap të madh e cilësor përpara.
Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale.
Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës.
Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik.
Ai është i bindur se droga është nëna e të gjithë të këqijave (pasojave) për shoqërinë e çdo familje shqiptare.
Me 7 denoncimet e faktuara, Ahmetaj ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm brenda PS e administratës se ai e ka seriozisht përmirësimin e qëndrueshëm të kujtesës.
Në veçanti, tronditëse janë dëshmitë e tij për kapacitetet e gjymtuara portuale të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve, që duhet të kthehet në një çështje madhore për të gjithë.
Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë .
Dhe ata u bënë protagonistë të fuqishëm në Greqinë e re.
Për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve, rruga që të çon në malin e Dajtit është bllokuar thuajse plotësisht nga trafiku kilometrik.
18:06 2 h më parë11.01.2026.
AutoriNjë apartament i përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në qytetin e Sarandës.
17:29 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Ngricat do të nisin javën që vjen, teksa IGJEUM parashikon që të hënën temperaturat do të jenë nga -10 gradë Celcius më e ulëta në zonat malore deri në 5 gradë Celsius më e larta në vendet e ulëta dhe bregdet.
16:50 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.
16:38 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Një i mitur në qytetin e Durrësit do të procedohet penalisht pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Ai humbi kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar.
16:25 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar "Skema" ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërki dy të therë, të cilët i kanë marrë një personi 40 mijë euro duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion si të njohur të tijët.
15:10 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Ka nisur në Ferras të Fierit procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet. Të dhënat e para flasin për 120 banesa të dëmtuara në shkallë të ndryshme.
14:56 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë.
14:15 6 h më parë11.01.2026.
Autori
Në të gjithë vendin, prej shtatorit ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antigrip. Deri tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 238 mijë qytetarë.
14:07 6 h më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)