Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
17 janari do ta gjejë Adriatik Lapajn në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", bashkë me qytetarë e mbështetës të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", në protestën e tretë kombëtare, ku do të kërkohet largimi i Edi Ramës.
Ajo e 4 janarit nuk do të jetë protesta e fundit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë.
Anëtarë të saj, aktivistë dhe qytetarë që mbështesin partinë e Adriatik Lapajt do të dalin sërish në shesh më 17 janar, për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, në protestën e tyre të tretë kombëtare.
Vetë Lapaj përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se protesta do të nisë në orën 18:00, përballë godinës së Kryeministrisë, aty ku ai prej javësh tashmë ka ngritur zërin kundër qeverisë.
"Në datën 17 janar në orën 18:00, ditën e shtunë masivisht duhet të bashkohemi përballë zyrës së Edi Ramës dhe qeverisë më të korruptuar të Europës. Sepse ata, kur jemi veç e veç na thyejnë. Nëse ti je një student që nuk e gjen të drejtën dhe emigron, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një person që ke probleme me shëndetin dhe nuk e merr trajtimin e duhur, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një fermer që përmbytesh dhe nuk ke marrë dëmshpërblim, duhet të bashkohesh. Nëse je ish pronar që nuk e ke marrë të drejtën e pronës, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një familje e re që nuk mund të blesh një apartament prej çmimeve të shtrenjta, duhet të bashkohesh Nëse ke hapur një biznes të ri dhe tatimorët nuk të lënë rehat, duhet të bashkohesh. Nëse je një qytetar që përballesh me mungesën e cilësisë së ushqimeve në këtë vend, duhet të bashkohesh. Nëse ti je përballur me korrupsionin, duhet të bashkohesh, sepse nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë”, thotë Lapaj në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ku kërkon pjesëmarrje masive në tubim dhe si shenjë të bashkimit që bën fuqinë, përdor një tufë shkarpa, të cilën e mban në duar.
Njoftimi i Lapajt për protestë vjen vetëm pak ditë pasi ai refuzoi t'i bashkohej tryezës së thirrur nga Partia Demokratike për të bashkuar frontin opozitar, me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me ftesë të presidentit Al Nanhyan për të marrë pjesë në Forumin e Javës së Qëndrueshmërisë.
21:07 4 h më parë12.01.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e 31 tetorit lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur në favor të rikthimit të tij në detyrë.
20:42 4 h më parë12.01.2026.
Autori
Një aksident është regjistruar në qendër të Kavajës. Një i ri 24 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara.
20:31 4 h më parë12.01.2026.
Autori
Një 83-vjeçare në Gjirokastër është shpëtuar nga zjarrfikësit e qytetit pasi banesa e saj në lagjen "18 Shtatori" u përfshi nga flakët, pasditen e sotme.
19:18 6 h më parë12.01.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të sfidojë drejtësinë. Në protestën e përjavshme para Kryeministrisë, kreu i demokratëve ftoi qytetarët të bashkohen në tubimin kombëtar të 24 janarit.
18:56 6 h më parë12.01.2026.
Autori
Drejtuesi i një makine ka shpëtuar mrekullisht, pasi mjeti u përfshi nga flakët teksa po lëvizte. Shkak për zjarrin mendohet një shkëndijë elektrike.
18:33 6 h më parë12.01.2026.
Autori
PD përmes kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi përsërit akuzat ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Rama se po pengojnë drejtësinë të bëjë punën e saj në lidhje me çështjen ndaj zv.kryeministres Balluku.
17:31 7 h më parë12.01.2026.
Autori
Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji është pritur në një takim zyrtar nga e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila e ka uruar edhe për marrjen e detyrës.
17:20 8 h më parë12.01.2026.
Autori
Konferenca e Kryetarëve vendosi të mbajë më 28 janar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
17:01 8 h më parë12.01.2026.
Autori
Komente (0)