PS mbështet numërimin e votave në qendrat e votimit, Balla: Kuvendi të ketë 101 deputetë

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është e hapur për propozimet e opozitës për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha.

16.01.2026. 17:36

PS mbështet numërimin e votave në qendrat e votimit, Balla: Kuvendi të ketë 101 deputetë

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se maxhoranca është e hapur të dëgjojë propozimet e opozitës për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, por theksoi se procesi nuk duhet të zvarritet.

Sa i përket reformës zgjedhore, Balla u shpreh se shumica mbështetë idenë e numërimit të votave në qendrat e votimit, që përfundimi të dalë më shpejtë.

“Të gjithë ia themi njëri-tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në pallatet e sportit apo palestrat e shkollave, dhe me deputetët e opozitës e bëjmë këtë bisedë sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo, të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit“, tha Balla.

Sa i përket reformës territoriale dhe përbërjes së Kuvendit, Taulant Balla tha se PS mbështet një reformë më të thellë që përfshin edhe reduktimin e numrit të deputetëve, duke propozuar uljen e tyre në të paktën 101.

Në përfundim, Balla u shpreh se PS është e gatshme për dialog, por nuk do të presë pafundësisht opozitën.

“Reforma zgjedhore, sa i përket Kodit Zgjedhor, kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thellë, e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë“, deklaroi Balla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)