“Kjo është rrugë pa kthim”, Lapaj fton opozitarët të bashkohen: Rama mbolli vetëm drogë e frikë

“Shqipëria bëhet” mbajti protestën e radhës përpara Kryeministrisë. Adriatik Lapaj ftoi të gjithë qytetarët e opozitarët të bashkohen për rrëzimin e qeverisë Rama.

17.01.2026. 19:24

“Kjo është rrugë pa kthim”, Lapaj fton opozitarët të bashkohen: Rama mbolli vetëm drogë e frikë

Me radhë të shtuara “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka mbajtur protestën e radhës përpara kryeministrisë, ku edhe njëherë u kërkua largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie teknike që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Adriatik Lapaj, në fjalën e tij përpara të pranishmëve u shpreh se qytetarët po e vrasin frikën dhe po dalin në rrugë kundër një qeverie që siç tha ai është në funksion të klaneve të drogës.

“Nuk ka asnjë komb në botë që droga e krimi e kanë begatuar. E kundërta autokracia mbizotëron sepse shteti vendoset në funksion të krimit e kjo duhet luftuar. Droga prodhon vuajtje për kombet. Ndaj ata që vendosin shtetet në funksion të drogës meritojnë një luftë të madhe. Kjo është qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Duhet ta presim nga rrënjët.

Jemi këtu për të dëshmuar se nuk kemi frikë. Pasi arrestoi djemtë e kësaj proteste, synuan të më sulmonin. Më cuan në spital dhe më thanë tërhiqu se nuk e vazhdon dot këtë gjasme me të mirë. Ne e vazhduam dhe do të vazhdojmë. Kjo nuk është më çështje zgjedhje, o do heqim këtë klasë o do të largohemi të gjithë. Frika është ushqim i autokratëve. Popujt që kanë frikë bien në diktaturë. Ne nuk do të kemi frikë”, tha Lapaj.

Më tej, kreu i “Shqipërisë Bëhet”, iu bëri thirrje të gjithë opozitarëve që të bashkohen në betejën pa kthim për demokratizimin e Atdheut.

“Ne po përmbytemi në shtëpitë tona dhe iu dhimbset që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme që të dëmshpërblejnë fermerët. Fëmijët tanë, të afërmit ikin nga ky vend se nuk e përballojnë jetën e këta blejnë verë 30 mijë euro. Jeni hajdutë.

Në këto 12 vite Rama dhe banda e tij kanë menaxhuar 80 mld euro. Më thonë një spital që e kanë bërë si duhet. Më thoni a i kanë rritur rrogat a kanë përmirësuar arsimin. Ata pritën që ne të ikim nga shiu, i ftohti. Por ne nuk mund të iknim nga beteja pa kthim për demokratizimin e atdheut.

Për të gjithë opozitarët, mos harroni njerëzit gjykohen nga veprat dhe jo nga fjalët. Është koha për atdheun në shesh kundër hajdutëve”, deklaroi Adriatik Lapaj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)