“Keni plan djallëzor për Belindën”, Shehaj: Doni ta shpëtoni me afate si Xhaçkën

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.

27.01.2026. 19:07

“Keni plan djallëzor për Belindën”, Shehaj: Doni ta shpëtoni me afate si Xhaçkën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje një të akuzuar për korrupsion, duke iu referuar zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Shehajt, mazhoranca kërkon të zbatojë për rastin e Ballukut të njëjtin skenar që bëri edhe me Olta Xhaçkën, duke e shpëtuar përmes përfundimit të afateve.

“Lajmi i ditës duhet të ishte vendimi i Kushtetueses në lidhje me kërkesën e Ramës për ndalimin e vendimit të Gjykatës për pezullimin e Ballukut, zëvendëses së tij që u kap duke vjedhur dhe abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Kushtetuesja ka mbetur shpresa e fundit për ju, për të korruptuarit që t’i shpëtojnë drejtësisë, shpresa e fundit për Ballukun që ka kërkesë për arrest, ka 3 muaj që është nën hetim, ka kërkesë arresti dhe ju e keni marrë në mbrojtje, një të akuzuar për korrupsion. Keni një plan ju, i njëjtë me Xhaçkën, ju kujtohet, i njëjti plan si me atë, ku doli se edhe pronën e kishte vjedhur po në bashkëpunim me këta drejtorë të Kadastrës”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)