Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 2 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Amnistia penale pritet të marrë dritën jeshile nga qeveria për t’u depozituar në Kuvend. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për amnistinë penale, i cili parashikon lirimin e menjëhershëm të 338 të burgosurve.
Amnistia penale pritet të marrë dritën jeshile nga qeveria për t’u depozituar në Kuvend. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për amnistinë penale, i cili parashikon lirimin e menjëhershëm të 338 të dënuarve dhe ulje dënimi për 980 të tjerë.
Në një konferencë për shtyp, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se numri total i përfituesve arrin rreth 10 mijë persona, duke përfshirë edhe procedimet e vitit 2024.
“Amnistia penale është dërguar në Këshillin e Ministrave dhe pritet miratimi për ta depozituar në Kuvend. Nga shifrat paraprake, 338 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa 980 të tjerë ulje dënimi”, deklaroi Lamallari.
Ai theksoi se ky akt ka një dimension të fortë human dhe synon ndryshimin e qasjes ndaj drejtësisë penale.
“Kemi një kategori të lartë personash nga grupet vulnerabël, përfshirë gra dhe të mitur. Duhet të orientohemi drejt rehabilitimit dhe t’u japim një mundësi të dytë. Arresti me burg duhet të jetë arma e fundit”, u shpreh ministri.
Lamallari sqaroi se nga amnistia përjashtohen personat në hetim apo gjykim nga SPAK dhe GJKKO.
“Nuk përfshihen persona nën hetim ose gjykim nga GJKKO. Është e rëndësishme të mos krijojmë spekulime dhe të ruajmë mbështetjen për organet e reja të drejtësisë”, theksoi ai.
Duke komentuar gjendjen në burgje, ministri pranoi se numri i të paraburgosurve në pritje të vendimit është shqetësues.
“Raporti që mora ishte shokues. Një i paraburgosur është potencialisht i pafajshëm dhe nuk duhet që prezumimi i pafajësisë të mbetet vetëm në Kushtetutë”, tha Lamallari.
Projektligji pritet të diskutohet në Kuvend në javët në vijim, në një klimë të tensionuar politike dhe institucionale.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci”.
14:28 12 min më parë30.01.2026.
Autori
Ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe ekipin e ekspertëve dhe specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar.
14:17 23 min më parë30.01.2026.
Autori
Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me një ngjarje të rëndë në Bulqizë, ku një 58-vjeçar është vënë në pranga pasi plagosi me thikë djalin e tij 29-vjeçar.
12:00 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Me premtimin për më shumë fonde nga Bashkimi Evropian dhe një buxhet shtetëror që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Divjakë në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare 2026.
11:09 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të enjten në provincën e Cuneos, në veri të Italisë, duke lënë pas dy viktima dhe tre persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin Savigliano me Vottignasco, në zonën Gorra.
10:44 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka komentuar nga Tirana zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa ndërhyrje politike dhe se lufta kundër korrupsionit duhet të fuqizohet.
10:06 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, veçanërisht futjen e nenit 33/1, i cili synon rritjen e transparencës mbi pronësinë e mediave.
09:48 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Në Alpe dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
08:18 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Pas tre ditësh me radhë pritjeje të gjata në kufi, qarkullimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rikthehet në normalitet.
19:52 18 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)