Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 12 h më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në protestën e radhës para kryeministrisë Sali Berisha u shpreh se protestat e opozitës ndaluan grushtin e shtetit të përgatitur nga Edi Rama për të goditur drejtësinë dhe për të mbrojtur Belinda Ballukun.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së radhës të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke e akuzuar atë për kapje të shtetit, korrupsion dhe përpjekje për grusht shteti institucional.
Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha deklaroi se Shqipëria po përballet prej 13 vitesh me pasoja “katastrofike” të qeverisjes, duke e cilësuar qeverinë aktuale si “të paligjshme” dhe vendin si “narkoshtet”. Ai tha se Bashkimi Evropian ka dërguar paralajmërime serioze për shkak të korrupsionit, duke vënë në rrezik procesin 32-vjeçar të integrimit evropian.
“Këtë shekull, në një kohë me shpejtësi tjetër, Shqipëria po përballet me pasoja katastrofike. Prej 13 vitesh, pasojat që gërryejnë, rrënojnë ekzistencën e shqiptarëve. Sot nga Brukseli, BE për shkak të vjedhjes nga Ramaduro dërgoi paralajmërimin ogurzi për zhbërjen nga e para të udhëtimit 32 vjeçar plot sakrifica drejt BE. E kemi quajtur Rilindjen të paligjshme sepse e tillë është. E kemi quajtur narkoshtet sepse e tillë është kemi 7 rezoluta. Jemi treguar të butë, të kursyer në emërtime. Edi Rama është armiku i të sotmes dhe të ardhmes së shqiptarëve. Është kërcënim që tejkalon dhe ato të Enver Hoxhës. Ishim në pragun e një grushti shteti brenda shtetit”, tha Berisha.
Berisha akuzoi Ramën se ka ushtruar presion mbi institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese, për të mbrojtur Belinda Ballukun. Sipas tij, përpjekjet për të penguar drejtësinë përbëjnë faza të një grushti shteti, të cilat, tha ai, kanë dështuar falë reagimit qytetar.
“Rama përdori pushtetin për bllokimin e SPAK dhe presionet ndaj GJK për të mbrojtur bashkëhajduten e tunelit të Llogorasë, për të mbrojtur hajduten që ndërtoi Qukës-Qafë Plloçë. Dy muaj Rama u përpoq të bëjë grusht të mbrojë Lubinë sepse pas saj është ajo. Faza e parë e grushtit të shtetit dështoi dhe ju në këtë shesh keni pjesën e kontributit. Revolta juaj dha një sinjal të qartë brenda dhe jashtë vendit se ne nuk do lejojmë vjedhjet e Ramës dhe Lubisë së tij. Jemi këtu, edhe grushtin e dytë që po bën do të dështojë”, shtoi ai.
Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se protestat do të vazhdojnë, duke e cilësuar muajin shkurt si vendimtar për “çlirimin e Shqipërisë”, ndërsa akuzoi qeverinë për shpopullimin e vendit dhe largimin masiv të të rinjve.
“Në shkurt zvarritëm diktatorin dhe në shkurt do të çlirojmë Shqipërinë. Ju morët në dorë gazin dhe helmin dhe ua kthyet hajdutëve. Ju me trimërinë tuaj u bëtë lajm në Evropë dhe Botë. Ju rezistuat përballë helmit të skaduar dhe u përballët me regjimin. E denoncuam këtë grusht shteti dhe në kancelaritë e Evropës. Edi Rama i ka shpallur luftë drejtësisë, ai ka thënë se nuk do përfillë vendimin e GJK, Ka ardhur koha që Ramën ta shpallim Armikun më të rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Edi Rama në 12 vite ka marrë përsipër misionin makabër të shpërbërjes së kombit, duke e përgjysmuar, duke shndërruar vendin në një territor të zbrazur nga banorët e saj të lashtë. Kush u largua këto vite? Ai përzuri moshën e re, rininë, duke i marrë vendit të ardhmen. 300 apartament rezulton se ka Lubia, ndërsa 104 vite duhet të paguajë një i ri për të blerë një apartament. 33 mijë euro pinë një shishe verë”, tha Berisha në protestë.
Në reagimin e saj, kryebashkiakja thekson se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shoqërinë. “Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri".
22:30 30 min më parë03.05.2026.
Autori57-vjeçari i identifikuar si Nikollë Radaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se fillimisht ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit, çka ka vështirësuar marrjen e dëshmisë së tij.
20:31 2 h më parë03.05.2026.
AutoriPolitika shqiptare ka reaguar pas aksidentit tragjik me dy të mitur të vdekur në Durrës. Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama shprehën ngushëllimet ndërsa Taulant Balla e cilëson drejtuesin e mjetit një terrorist në timon. Erion Braçe ndërkohë kërkon dënime më të rënda në të tilla raste.
19:33 3 h më parë03.05.2026.
AutoriShtetasi Arben Karamuço po eksploronte zonën me një mjet tip ATV (motor me katër rrota), kur ka humbur kontrollin për shkak të terrenit të vështirë dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend.
18:22 4 h më parë03.05.2026.
AutoriMinistria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht 8-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe mjekët janë duke kryer ndërhyrjet e nevojshme pasi ka dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes.
18:00 5 h më parë03.05.2026.
AutoriPavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim nga drejtuesit politikë, votimi nuk mundi të rifillonte. Në përfundim, përfaqësuesit e ardhur nga Tirana për monitorim të procesit morën materialet zgjedhore dhe u larguan, ndërsa pritet një vendim nga kryesia për datën e re të zgjedhjeve.
17:25 5 h më parë03.05.2026.
AutoriNë momentin e ngjarjes, katër fëmijë po luanin në trotuar pranë banesave të tyre, kur mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ta. Për pasojë, dy prej të miturve humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
17:03 5 h më parë03.05.2026.
AutoriAksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pajovë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël.
16:10 6 h më parë03.05.2026.
AutoriSipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, pjesëmarrja në këtë samit synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve europiane në një moment sfidash të mëdha gjeopolitike.
15:48 7 h më parë03.05.2026.
Autori
Komente (0)