Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Takimi në Bruksel shërbeu edhe për të diskutuar mbi angazhimet aktuale të vendit tonë në operacionet e NATO-s, veçanërisht në Kosovë. Shqipëria do të rrisë kontributin në misionin e KFOR-it, duke përfshirë për herë të parë edhe Forcën Ajrore.
Korridori 8 është njohur zyrtarisht nga NATO si korridor sigurie në funksion të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Miratimi erdhi gjatë ministerialit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, të zhvilluar këtë të enjte në Bruksel. Aty mori pjesë edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Korridori, i cili nis nga kompleksi portual Durrës-Porto Romano dhe shtrihet deri në Detin e Zi, tashmë është përfshirë në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s. Ministri Vengu e cilësoi këtë vendim si rezultat të një pune të gjatë dhe të qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë strategjike që merr Shqipëria me këtë zhvillim.
Sipas tij, takimi në Bruksel shërbeu gjithashtu për të diskutuar mbi angazhimet aktuale të Shqipërisë në operacionet e NATO-s, veçanërisht në Kosovë. Ai bëri të ditur se vendi ynë do të rrisë kontributin në misionin e KFOR-it, duke përfshirë për herë të parë edhe Forcën Ajrore.
“Shqipëria do rrisë kapacitetet dhe përfshirjen e saj në operacionn e KFOR-it në Kosovë, duke u përfshirë për herë të parë me forcën ajrore. Ndërkohë që në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me komandën Amerikane në Europë, po bëhen të gjitha rivlerësimet e nevojshme për të ardhmen e këtij misioni, çka përbën edhe një okazion shumë të mirë për qeverinë e re të sapozgjedhur të Kosovës, që të rrisë bashkëpunimin cilësor, gjithnjë e më të ngushtë me aleancën”, tha ministri i Mbrojtjes.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe rritja e investimeve në mbrojtje nga vendet anëtare, si dhe transformimi i industrisë ushtarake për të gjeneruar më shumë kapacitete prodhuese. Në përmbyllje, ministri i Mbrojtjes njoftoi se Shqipëria, në bashkëpunim me Turqinë, ka nisur përgatitjet për organizimin e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
18:26 12 h më parë26.02.2026.
Autori
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
17:52 13 h më parë26.02.2026.
Autori
Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
17:41 13 h më parë26.02.2026.
AutoriMinistri Vengu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se në muajin prill nis linja e prodhimit të dronëve taktikë, ndërsa janë hapur rekrutimet për 12 inxhinierë që do të trajnohen në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
17:17 13 h më parë26.02.2026.
Autori
Një burrë 49 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ra nga çatia e shtëpisë së tij në Grudë të Re.
16:51 14 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)