Spiropali: Korridori VIII forcon arkitekturën e sigurisë europiane

Nga Ministeriali i Korridorit VIII në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se ky projekt, nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues, por edhe një korridor ndërveprueshmërie.

18.02.2026. 12:33

Spiropali: Korridori VIII forcon arkitekturën e sigurisë europiane

Nga Ministeriali i Korridorit VIII në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se ky projekt, nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues, por edhe një korridor ndërveprueshmërie.

Korridori sipas Ministres, mundëson që forcat aleate, pajisjet dhe furnizimet të lëvizin më shpejt dhe në mënyrë më të parashikueshme në rajon, duke forcuar arkitekturën e sigurisë së krahut jugor të Aleancës.

"Sot jemi mbledhur në një moment kur Europa po rivlerëson prioritetet e saj. Zgjerimi është rikthyer në qendër të debatit europian.
Zinxhirët e furnizimit po riformësohen.Dhe lufta është rikthyer në kontinentin tonë.
Në këtë mjedis, infrastruktura nuk është më neutrale. Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike.
Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s.
Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik.
Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues.
Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie", tha Spiropali.
"Vetëm pak ditë më parë, në Takimin Ministror të Mbrojtjes të NATO-s, u riafirmua rëndësia strategjike e mobilitetit ushtarak në krahun juglindor, duke mundësuar avancimin e përdorimit të dyfishtë të Korridorit VIII përmes financimit të përbashkët të Aleancës. Në këtë kuptim, Korridori VIII kontribuon jo vetëm në tregti dhe rritje ekonomike, por edhe në mbrojtjen kolektive, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin në hapësirën më të gjerë të Detit të Zi dhe Mesdheut", përfundoi Ministrja e Jashtme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)