Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka qenë protagoniste e përplasjes me opozitën në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. Pas batutave dhe ironisë së shkëmbyer me ish-rivalin e saj në garën për deputet në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, Çaushi debatoi edhe me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Fillimisht ishte Topalli e cila ndezi përplasjen duke thënë se nuk do ia priste mendja kurrë që Partia Socialiste të përfundonte me deputete Zegjine Çaushin, kur në kohën e saj përfaqësohej nga Fatos Nano e Dritëro Agolli.
“Kur hyra për herë të parë në Kuvend PS ishte përfaqësuar nga Nano, Dritëro Agoli. Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Sot keni futur në rend të ditës atë që e quani si ligji ‘për qeverisjen elektronike’, por është ligj mafie. Siç është dhe ai për Kodin e Procedurës Penale, që mbron veten kur drejtësia të troket te zyra jote. Ju keni frikë dhe doni mbrojtje kur trokasin te dera. Hidheni si pop corn këtu dhe s’dini ça bëni”, tha Topalli.
Nuk e priti aspak mirë faktin që Topalli i përmendi emrin, Çaushi, e cila nga vendi mori fjalën për replikë dhe i tha ish-kryeparlamentares duke thënë se duhet t’ia dijë për nder Sali Berishës që e mori sërish në PD, pasi Basha e ‘nxori prej zhelesh jashtë’.
“E dashur Jozefinë, duhet t’ia dish për nder doktorit. Se Luli të kapi prej zhelesh dhe të qiti jashtë. E kuptoj se ke nostalgji për kohën tënde, ishin të arta ato. Por zonjë gjërat kanë ndryshuar tani. Jemi në epokë tjetër. Nuk jemi në epokën tënde, që të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë prej atje lartë”, tha deputetja e PS.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)