Teksa kreu i demokratëve Sali Berisha ishte në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit, ku mbetën të vrarë katër dëshmorë, ishin vendosur dhe kurora në shenjë nderimi nga bashkia e Shkodrës.
Demokratët hoqën kurorat e bashkisë në një moment të pakëndshëm gjatë ceremonisë, dhe për këtë reagoi dhe kreu i bashkisë Benet Beci.Ai i quajtu pasardhës të komunizmit ata që hoqën kurorat.
Ndërkohë më herët në Facëbook ai shkroi: "Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku,
Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë."
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)