"Gjyqi i Metës të bëhet si i Fatos Nanos", avokati kundër kafazit të xhamit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani pas përfundimit të seancës së parë në themel për çështjen CEZ DIA ndaj klientit të tij e cilësoi të papranueshme që ish presidenti të rrijë pas kafazit prej xhami. Ai kërkoi që gjyqi ndaj tij të bëhet si ai i Fatos Nanos.

27.04.2026. 12:27

“Kë doni të marr më? Gjyqi për Nanon, për Ramiz Alinë, në Hagë, e mos të bëhet i hapur gjyqi për presidentin? Pse mos të jetë në kushte të barabarta presidenti? Kjo gjykatë ka frikë nga provat, nga të vërtetat, që të shohin shqiptarët montimin që ka bërë kjo qeveri për zotin Meta. Në vitin 94-95 gjyqi ndaj Fatos Nanos dhe Ramiz Alisë apo Nexhmies, ishte i hapur. I keni aty. E ka pasur RTSH. I pandehuri shfaq dëshirën dhe gjykata nuk e plotëson këtë kërkesë?! Këtë gjë duhet t’ia tregoni ndërkombëtarëve, se si një president qëndron pas kafazit të xhamit. Ata anëtarët e KLGJ-së janë të palaço. Si mund të rrijë presidenti pas kafazit prej xhami? Se jam i revoltuar. Dhe në kohën e Zogut seancat ishin të hapura, publike! Kjo është betejë për dinjitetin njerëzor”, tha avokati.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)