Reshje shiu në të gjithë Shqipërinë dhe stuhi dëbore në zonën e Alpeve

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për rrezik nga rrëshqitjet, ngricat dhe për vështirësi në lëvizje.

10.01.2026. 10:15

Reshje shiu në të gjithë Shqipërinë dhe stuhi dëbore në zonën e Alpeve

Moti i së shtunës do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri në të gjithë vendin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar për vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet pritet të jenë hera-herës të forta.

Në zonat malore, veçanërisht në Alpe, parashikohen reshje dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërkohë, në veri dhe verilindje të vendit, në lartësitë mbi 100 metër, si edhe jug e juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshjet e dëborës do të jenë me intensitet mesatar.

Era do të fryjë e fortë, sidomos në bregdet dhe lugina, ndërsa deti do të jetë i trazuar me valëzim 4–6 ballë. Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për rrezik nga reshjet intensive të shiut, që mund të shkaktojnë probleme në qarkullim. Në zonat malore dhe verilindore, reshjet e dëborës, rrisin rrezikun për rrëshqitje, ngrica dhe vështirësi në lëvizje. Mjegulla dhe shikueshmëria e reduktuar do të jenë problematike në disa segmente rrugore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)