Mot i favorshëm në vend, temperatura deri në 17 °C

Me temperatura që do të shkojnë deri në 17 °C, moti për këtë të shtunë paraqitet shumë i favorshëm në krahasim me disa ditë të acarta që pasuan ato me mot të keq, me reshje shiu e dëbore, që shkaktuan edhe përmbytje në vend.

17.01.2026. 08:02

Mot i favorshëm në vend, temperatura deri në 17 °C

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara herë pas here me intervale me diell.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet shfaqje e mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore, çka mund të sjellë ulje të përkohshme të dukshmërisë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era herë pas here do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.

Kushtet detare do të jenë të qeta, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 16 °C

në vendet e ulëta: 6 / 17 °C

në vendet malore: -1 / 5 °C

Në përgjithësi, moti do të jetë i favorshëm për aktivitetet në natyrë, me kujdes të shtuar gjatë orëve me mjegull në zonat luginore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)