Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të mbizotërojnë edhe këtë të diel në vendin tonë. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat e herëpashershme, nga mesatare deri të dendura, priten të jenë më të theksuara në zonat veriore dhe lindore. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë nga 7°C deri në 13°C në bregdet.
Në vendet e ulëta ato do të jenë 5-12°C, ndërsa në vendet malore temperature minimale do të jetë -2°C, ndërsa maksimalja 2°C. Era do të fryjë nga verilindja drejt juglindjes me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era pritet të intensifikohet herë pas here, duke arritur deri në 14 m/s. Në det do të mbizotërojë valëzim i ulët, i forcës 1–2 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)