Janari mbyllet me diell dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme

Parashikimi i motit për datën 31 janar, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe afatshkurtra.

31.01.2026. 08:13

Janari mbyllet me diell dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme

Gjatë ditës së sotme, kushtet atmosferike në vend do të jenë të paqëndrueshme. Parashikohen periudha me diell të alternuara me kalime vranësirash.

Në zona të veçanta, kryesisht në relievet malore, nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu, të shpërndara dhe afatshkurtra. Gjendja e detit do të jetë e qetë, me valëzim të ulët të forcës 1 deri në 2 ballë.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, duke fryrë fillimisht nga kuadrati jugor, ndërsa në mbrëmje pritet të ndryshojë drejtim nga verilindja, me shpejtësi rreth 6 m/s.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)