Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 2 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prej luftës në Iran nafta ka kaluar kufirin e 100 dollarëve për fuçi, shoferëve nuk u mbetet veçse që të kufizojnë maksimalisht dëmet.
Çmimi i naftës ka kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi në bursën e New York-ut, duke u shtrenjtuar me mbi 13 për qind. Si pasojë, kostoja e karburantit është rritur ndjeshëm dhe është kthyer në një nga shqetësimet kryesore për drejtuesit e automjeteve. Ekspertët paralajmërojnë se konflikti në Iran mund të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve, duke ndikuar jo vetëm te karburanti, por edhe te faturat dhe produktet e konsumit.
Zgjedhja e pikës së karburantit
Edhe diferencat e vogla në çmim mund të kenë ndikim në buxhetin familjar. Midis pikave të karburantit që ndodhen vetëm pak kilometra larg njëra-tjetrës mund të ketë ndryshime prej disa lekësh për litër. Për shembull, në një furnizim prej 50 litrave, një diferencë prej 10 lekësh të reja për litër mund të kursejë rreth 500 lekë të reja. Nëse makinën e mbush me karburant dy herë në muaj, gjatë vitit kursimi përkthehet në afro 12 mijë lekë të reja.
Stili i drejtimit dhe kursimi i karburantit
Ka disa teknika që rrisin efikasitetin në drejtimin e mjetit: shoferët mund të rrisin distancën që përshkojnë me çdo litër karburant. Ajo përfshin një stil drejtimi më të qetë, shmangien e përshpejtimeve të forta dhe përdorimin e inercisë së makinës. Mbajtja e një shpejtësie të qëndrueshme dhe parashikimi i trafikut ndihmojnë në uljen e konsumit.
Roli i teknologjisë dhe planifikimit
Aplikacionet si Google Maps ose Waze, që mbledhin informacion në kohë reale rreth trafikut, mund të ndihmojnë në kursimin e karburantit duke sugjeruar rrugë alternative. Qëndrimi i gjatë në trafik me ndalesa të shpeshta, rrit konsumin e karburantit. Nëse në Europë qytetarët këshillohen ti furnizojnë makinat jashtë autostradave, sepse aty çmimet janë më të larta, në Shqipëri ndodh e kundërta. Sa më tepër të largohesh nga qendrat e banuara, çmimet janë zakonisht më të lira.
Automjetet hibride dhe koha e furnizimit
Automjetet hibride janë më efikase sidomos në qytet, ku motori elektrik përdoret më shpesh. Ndërsa modelet me karikim mund të përshkojnë disa kilometra vetëm me energji elektrike, por vetëm nëse bateria rimbushet rregullisht. Sa i përket kohës së furnizimit, çmimet shpesh rriten gjatë fundjavës, ndërsa mesjava, veçanërisht e marta ose e mërkura, konsiderohet zakonisht periudha më e favorshme për të bërë furnizimin me karburant.
Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e flakëve nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
17:12 12 min më parë11.03.2026.
Autori
Kompania Archirodon, që kishte mbetur e vetme në fazën përfundimtare të garës, nuk paraqiti ofertën e saj financiare.
16:57 27 min më parë11.03.2026.
Autori
Autoritetet amerikane paralajmërojnë për prani të shtuar policie, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës.
16:42 42 min më parë11.03.2026.
Autori
SPAK ka urdhëruar BKH që të çojë në paraburgimin e Durrësit dosjen 28 mijë faqëshe për Erion Veliajn, sipas kërkesës së këtij të fundit.
16:28 56 min më parë11.03.2026.
Autori
Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Blutë e kryeqytetit kanë marrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
16:10 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Vendimi i Gjykata Kushtetuese që konstatoi cenimin e lirisë së shprehjes nga bllokimi i TikTok ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të platformës.
15:17 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Ai akuzoi se rritja e fundit për çmimin e naftës është bërë në mënyrë të koordinuar, përmes një mesazhi telefonik që i është dërguar të gjithë personave përgjegjës në pikat e karburantit.
15:11 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Një nga vendimet më të debatuara të qeverisë për mbylljen e TikTok është vlerësuar si problematik nga Kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se mbyllja e aksesit në platformën TikTok në Shqipëri ka cenuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.
14:55 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Lideri i opozitës përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke e vendosur theksin te korrupsioni dhe përpjekja për të kontrolluar drejtësinë për të mbrojtur pushtetin.
14:38 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)