Shqipëria do të vijojë të ndikohet edhe sot nga moti i qëndrueshëm, duke sjellë një ditë kryesisht të kthjellët dhe pa reshje shiu në asnjë zonë të vendit. Vlerat termike do të mbeten në kuadrin e temperaturave pranverore.
Në bregdet, mëngjesi do të jetë i butë me temperatura rreth 10°C, ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet të ngjiten deri në 20°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 6°C në orët e para të ditës deri në 20°C në pjesën më të ngrohtë të saj.
Ndërsa në zonat malore, moti do të jetë më i freskët, me temperatura minimale që mund të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 16°C. Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar, duke mos sjellë shqetësime për qytetarët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)