Java e re do të nisë me mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku kthjellimet do të alternohen me vranësira dhe reshje të pakta lokale, kryesisht në zonat malore.
Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës së hënë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Vranësirat do të jenë më të dukshme në veri dhe lindje, ku gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje të dobëta dhe të izoluara shiu.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në vijën bregdetare, zonat luginore dhe gjatë zhvillimit të vranësirave pritet të arrijë deri në 10 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)