Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Paris Saint Germain është shpallur kampion bote për klube pasi mundi në finale Flamengon, vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Heroi i ndeshjes ishte portieri Safonov.
Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Botërorit të Klubeve të FIFA-s, duke u bërë skuadra e parë franceze që ngre një trofe të tillë.
Finalja e zhvilluar në stadiumin Ahmad bin Ali në Al Rayyan të Katarit përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesës, ndërsa parizienët triumfuan në serinë e penalltive ndaj CR Flamengo-s.
PSG e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, duke dominuar minutat e para dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme. Fabián Ruiz mendoi se kishte kaluar skuadrën e tij në avantazh herët, por goli u anulua pas rishikimit me VAR.
Presioni i vazhdueshëm u shpërblye në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një top i dërguar në zonë dhe realizoi golin e epërsisë për kampionët e Europës.
Në pjesën e dytë, PSG kërkoi të mbyllte ndeshjen, por Flamengo reagoi dhe gjeti barazimin pas një penalltie të shkaktuar nga Marquinhos, të cilën Jorginho e shndërroi në gol.
Minutat e mbetura ishin të mbushura me raste nga të dyja skuadrat, por pa ndryshim rezultati, duke e çuar finalen fillimisht në kohë shtesë dhe më pas në penallti.
Në serinë e goditjeve nga pika e bardhë, protagonist absolut ishte portieri Matvei Safonov, i cili priti katër penallti radhazi, duke siguruar fitoren 2-1 për PSG-në.
Ky sukses shënon fitoren e 50-të të PSG-së në të gjitha garat gjatë vitit 2025 dhe trofeun e gjashtë të fituar brenda këtij viti kalendarik.
Arsenal është zyrtarisht kampion i Anglisë për sezonin 2025-2026. Topçinjtë përfituan nga një humbje e Manchester City për t’u konfirmuar dhe matematikisht në krye të renditjes.
22:26 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Sipas mediave angleze ndëshkimi erdhi pasi një anëtar i stafit të Southampton dyshohet se ka spiunuar rivalët në prag të ndeshjes gjysmëfinale play-off kundër Middlesbrough. Ky anëtar i stafit thuhet se ka filmuar seancat stërvitore të kundërshtarit pak para ndeshjes.
21:41 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Në përfaqësuesen zvicerane do të jenë të pranishëm edhe dy futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar.
21:28 10 h më parë19.05.2026.
Autori
Me ardhjen e teknikut 62-vjeçar ndryshon edhe stafi teknik i Shqipërisë. Bashkë me largimin e Sylvinhos janë mbyllur edhe angazhimet e ndihmësve të tij, mes tyre edhe Pablo Zabaleta. Maran ka vendosur të sjellë në Tiranë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Christian Maraner.
17:14 14 h më parë19.05.2026.
Autori
Një epokë historike duket se po mbyllet te Manchester City. Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, Pep Guardiola do të largohet nga klubi në fund të sezonit, ndërsa pasuesi i tij do të jetë italiani Enzo Maresca.
11:10 20 h më parë19.05.2026.
Autori
Në ditën e largimit nga stoli kuqezi, trajneri brazilian i falënderoi të gjithë dhe i uroi fat e suksese pasuesit të tij në detyrë.
10:47 20 h më parë19.05.2026.
Autori
Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur zyrtarisht një epokë të re për Kombëtaren kuqezi. Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të martë, presidenti i FSHF, Armand Duka, prezantoi italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtarja shqiptare e futbollit.
10:26 21 h më parë19.05.2026.
Autori
Në nëntor 2023, Rolando Maran u emërua te Brescia. Në vitin 2024, klubi vendosi ti rinovojë kontratën deri në vitin 2026. Megjithatë, aventura zgjati deri më 9 dhjetor 2024 dhe prej asaj periudhe, tekniku ka qenë pa punë.
10:25 21 h më parë19.05.2026.
Autori
Pas largimit të Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit raportohet se ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë kuqezinjtë.
09:58 21 h më parë19.05.2026.
Autori
Komente (0)