Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Roma dhe Fiorentina do t’i luajnë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në transfertë pa praninë e tifozëve të tyre, të cilët u përfshinë në një përleshje të dhunshme fundjavën që lamë pas.
Një dënim shembullor ka dhënë Ministria e Brendshme italiane për të frenuar dhunën e tifozëve në futboll.
Observatori Kombëtar për Manifestimet Sportive i Viminales ka vendosur ndalimin e plotë të transfertave për tifozët e Romës dhe Fiorentinës deri në fund të këtij sezoni.
Vendimi u mor pas incidenteve shumë të rënda që përfshinë dy tifozeritë, të cilat u përplasën në autostradë teksa ktheheshin nga transfertat respektive pas ndeshjeve Bologna–Fiorentina dhe Torino–Roma, duke rrezikuar seriozisht rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve.
Në vendim përmenden edhe precedentët e shumtë të dhunshëm të tifozëve të të dyja skuadrave, si në Itali ashtu edhe jashtë vendit.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi theksoi se ky vendim përfaqëson një sinjal të fortë dhe të menjëhershëm për të ndërprerë fenomenin e përplasjeve të organizuara mes tifozëve, larg stadiumeve dhe pa lidhje direkte me ndeshjet.
Në të kaluarën, masa të ngjashme ishin marrë edhe ndaj tifoserive të Pisa dhe Veronës, të cilave u ishte ndaluar transferta për tre muaj. Megjithatë, ajo masë ishte pezulluar pas shenjave të pendesës konkrete nga tifozët. Këtë herë, qëndrimi i institucioneve është dukshëm më i ashpër.
Presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli, ka mbështetur vendimin, duke e cilësuar dhunën në autostrada si shumë të rëndë dhe të papranueshme. Ai ka shprehur solidaritet me Policinë dhe ka theksuar se futbolli italian nuk mund të përzihet me sjellje kriminale që rrezikojnë jetën dhe sigurinë publike.
Ndeshja në Londër u vulos nga goli i Bukayo Saka në minutën e 44-t të lojës. Sulmuesi anglez ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, duke devijuar në rrjetë topin e pritur nga portieri Oblak.
22:55 6 h më parë05.05.2026.
Autori
Performanca e saj e fortë në këtë kompeticion vjen pas vlerësimit si “Ylli në Ngritje” në Europë për vitin 2025, duke treguar se suksesi i saj nuk është i rastësishëm, por rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
20:59 8 h më parë05.05.2026.
Autori
Ky rast konsiderohet si një tjetër sinjal i klimës së tensionuar brenda ekipit, ku sipas raportimeve ka pasur edhe përplasje të tjera mes lojtarëve dhe stafit teknik.
18:47 11 h më parë05.05.2026.
Autori
Një paraqitje zhgënjyese në Mapei Stadium ka vënë në vështirësi Milanin në garën për një vend në Champions League, ndërsa mungesa e Luka Modric është ndjerë ndjeshëm në fushë.
14:31 15 h më parë05.05.2026.
Autori
Pas titullit në Serie A, Inter është gati të zgjasë bashkëpunimin me trajnerin Cristian Chivu, duke e lidhur atë me klubin deri në vitin 2028.
12:58 16 h më parë05.05.2026.
Autori
Pas goditjes në kokë, ai ra menjëherë pa ndjenja në fushë, duke shkaktuar shqetësim të madh te lojtarët dhe tifozët.
21:58 1 ditë më parë04.05.2026.
Autori
18-vjeçari Samoel Rrasa ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u shpallur nënkampion bote në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt.
17:08 1 ditë më parë04.05.2026.
Autori
Milano festoi deri vonë pas triumfit të Interit, që siguroi titullin kampion pas fitores ndaj Parmës në “San Siro”. Skuadra zikaltër festoi Scudetton e 21-të së bashku me mijëra tifozë, fillimisht në stadium dhe më pas në zemër të qytetit.
12:12 1 ditë më parë04.05.2026.
Autori
Inter është zyrtarisht kampion i Italisë. Zikaltërit kanë siguruar titullin e 21-të në historinë e klubit, duke kurorëzuar një sezon rilindjeje të plotë pas zhgënjimeve të mëdha të një viti më parë.
23:05 2 ditë më parë03.05.2026.
Autori
Komente (0)