Një kontrollor i “Deutsche Bahn” në Gjermani ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë një sulmi të ndodhur të hënën në mbrëmje në një tren ekspres rajonal. Sipas policisë, viktima 36-vjeçare u sulmua nga një 26-vjeçar, i cili nuk kishte biletë. Autori ishte i shoqëruar nga të rinj të tjerë mes moshës 20 dhe 30 vjeç.
Ngjarja ndodhi pak pas stacionit të Landstuhl, në landin e Renani-Palatinate. 26-vjeçari u arrestua nga policia dhe u paraqit para një gjyqtari, i cili e akuzoi për vrasje nga pakujdesia. “Kjo vdekje tragjike më lë pa fjalë dhe thellësisht të pikëlluar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, deklaroi administratorja e kompanisë, Evelyn Palla.
“Ne te ‘Deutsche Bahn’ dënojmë me forcë këtë akt të tmerrshëm dhune dhe vdekjen krejtësisht të paarsyeshme të kolegut tonë. Të gjithë duhet të pyesim veten pse episode të tilla dhune vazhdojnë të ndodhin. Politikanët dhe shoqëria duhet të japim përgjigje. Sot është një ditë e errët për të gjithë punonjësit e hekurudhave të vendit”, përfundoi drejtuesja e “Deutsche Bahn”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)