Vrasja e John Kennedy, video e re mund të rihapë çështjen pas 60 vitesh

Pamjet e xhiruara më 22 nëntor 1963 në Dallas, thuhet se ndodhen prej dekadash në arkivat e autoriteteve federale amerikane: Nuk janë bërë kurrë publike.

04.02.2026. 16:20

Vrasja e John Kennedy, video e re mund të rihapë çështjen pas 60 vitesh

Gjashtëdhjetë vjet pas vrasjes së John Fitzgerald Kennedy-t, misteret që rrethojnë vdekjen e ish-presidentit amerikan mbeten ende të shumta. Nga dyshimet për vrasësin e arrestuar, për të vijuar me teoritë e kospiracionit, kjo ka qenë një nga çështjet që vijon të përflitet ende.

Por, tashmë ka dalë një filmim video prej disa sekondash në formatin tetë milimetra, që mund të shërbejë për të rihapur atë që cilësohet si një prej çështjeve më të diskutuara të shekullit XX.

Pamjet, të xhiruara më 22 nëntor 1963 në Dallas, thuhet se ndodhen prej dekadash në arkivat e autoriteteve federale amerikane. Megjithatë, ato nuk janë bërë kurrë publike. Sipas burimeve, video mund të përmbajë detaje të panjohura deri më tani mbi dinamikën e atentatit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)