Në Portugali, lumi Alcácer do Sal ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona dhe detyroi evakuimin e familjeve. Niveli i alarmit është rritur për shkak të stuhisë Leonardo, e cila po godet gjithashtu edhe Spanjën, ndërsa meteorologët flasin për një “tren perturbacionesh” që po kalon mbi Gadishullin Iberik.
Reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe shkarkimet e rezervuarëve hidrografikë në Spanjë, të vënë nën presion nga i njëjti mot i keq, kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve në Portugali. Siç ishte parashikuar, kjo situatë ka çuar në përmbytje në disa qytete portugeze.
Ndër qendrat urbane më të prekura janë Porto dhe Vila Nova de Gaia, në të dy brigjet e grykëderdhjes së lumit Douro, i cili doli nga shtrati në orët e para të mëngjesit të së premtes. Uji ka arritur deri në dyqanet përgjatë bregut të lumit, fatmirësisht pa shkaktuar dëme të mëdha.
Gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, rreth 250 persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre në provincën Santarém, përgjatë lumit Tag. Autoritetet vendase vendosën evakuimin parandalues në momentin kur prurjet e lumit arritën nivele pranë 8,500 metrave kub në sekondë, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të rënda.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i keq do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës. Të shtunën pritet madje mbërritja e një “depresioni” të ri atmosferik, të quajtur “Marta”. Kjo do të jetë stuhia e pestë brenda dy javësh, pjesë e një serie stuhishë që ekspertët e përshkruajnë si një “tren perturbacionesh”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)