Sulmi në Australi, Netanjahu: E paralajmërova Albanesen se po i hedhin benzinë zjarrit të antisemitizmit
"Ne jemi në një betejë kundër antisemitizmit global dhe e vetmja mënyrë për t'u përballur me të është ta denoncojmë dhe ta luftojmë", tha kryeministri izraelit pas sulmit me 12 viktima në një plazh në Sideni, të Australisë.
Sulmi me 12 viktima, përfshirë një nga autorët, në plazhin Bondi të Sidneit gjatë festës hebraike Hanukkah ka sjellë reagimet e para ndërkombëtare. I pari ndër liderët që shprehu shqetësimin për ngjarjen ishte kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili po ashtu kritikoi ashpër qeverinë australiane të drejtuar nga Anthony Albanese.
Kryeministri izraelit vë në dukje se në gusht i ka dërguar një letër kryeministrit australian, duke e akuzuar Kanberrën se po i hedh benzinë "zjarrit të antisemitizmit" me reagimet e tyre për çështjen në Gaza.
Rritet numri i viktimave në sulmin me armë gjatë festimeve të Hanukkah në Sidnei. Komisari i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist.
Të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi me armë në një plazh në Australi. Të shtënat mendohet se kanë ardhur nga dy persona gjatë një feste hebraike që po kremtohej në plazh.
“Antisemitizmi është një kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin. Ju duhet ta zëvendësoni dobësinë me veprime", thuhet në letrën që ka mbërritur nga Tel Avivi.
Sa i përket sulmit të kësaj të diele, Netanjahu deklaron se ai ishte "i tmerrshëm”. “Vrasje me gjakftohtësi. Numri i viktimave për fat të keq po rritet me çdo minutë. Ne kemi parë thellësinë e së keqes. Ne kemi parë gjithashtu kulmin e heroizmit hebre", thotë ai, duke treguar një kalimtar që u filmua duke u përpjekur t'i rrëmbente armën njërit prej agresorëve.
Kryeministri izraelit shton më tej se “jemi në një betejë kundër antisemitizmit global dhe e vetmja mënyrë për t'u përballur me të është ta denoncojmë dhe ta luftojmë”.
“Nuk ka rrugë tjetër. Kjo është ajo që po bëjmë në Izrael. IDF dhe forcat tona të sigurisë, së bashku me qeverinë dhe popullin tonë, do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.”
Në një sulm indirekt ndaj qeverisë australiane, Netanyahu thekson: “Ne do të vazhdojmë të denoncojmë ata që nuk denoncojnë, por inkurajojnë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që udhëheqësit e kombeve të lira të bëjnë atë që kërkohet. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të ulim kokën, do të vazhdojmë të luftojmë siç bënë paraardhësit tanë.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Lufta në Ukrainë, gjatë natës së fundit janë regjistruar mbi 140 sulme ruse në vijën e frontit, ku janë përdorur edhe mbi 850 dronë të llojeve të ndryshme.
Imunologu Drew Weissman, fitues i Nobelit për Mjekësi në vitin 2023 theksoi se vaksinat janë në zhvillim, por ato mund të jenë të disponueshme vetëm pas rreth 9-10 muajsh.
Një goditje e rëndë për Partinë Laburiste të kryeministrit Keir Starmer, ndërsa në rritje të fortë rezulton partia e djathtë Reform UK, e drejtuar nga Nigel Farage.
Deklarata vjen pasi, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, tre anije amerikane kanë qenë nën “zjarr armik” dhe janë kundërpërgjigjur në kuadër të vetëmbrojtjes.
Raporti, i cili i është dorëzuar këtë javë administratës së Donald Trump, vlerëson se presioni detar do të ndikonte gradualisht në ekonominë iraniane, por jo në mënyrë të menjëhershme.
Në Lincoln County, situata paraqitet veçanërisht e rënduar. Një fëmijë 1-vjeçar rezulton i zhdukur pas kalimit të stuhive, ndërsa të paktën 17 persona janë raportuar të plagosur.
Autoriteti i ri, i quajtur “Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”, pretendohet se do të jetë i vetmi organ legjitim për dhënien e lejeve të kalimit për anijet tregtare.
Prodhimi i përgjithshëm botëror vlerësohet rreth 105 mijë miliardë dollarë. Kjo do të thotë se borxhi global është afërsisht 3.5 herë më i madh se gjithë pasuria që krijohet gjatë një viti në planet.
Ndërkohë, gjatë periudhës së lejes së lindjes, konferencat për shtyp pritet të mbahen nga figura të tjera të administratës amerikane, përfshirë zyrtarë të kabinetit qeveritar dhe zëvendëspresidentin JD Vance.
Komente (0)