Lypte prej vitesh, por rezulton me 3 prona e makinë

Zyrtarët në Indi zbuluan se një burrë i njohur si lypës me lebrozë ishte në fakt milioner, me prona e makinë.

Burimi: Daily Mail

22.01.2026. 22:11

Lypte prej vitesh, por rezulton me 3 prona e makinë

Një rast i pazakontë ka tronditur qytetin e Indores në Indi, ku zyrtarët lokalë zbuluan se një njeri i njohur si Mangilal, i cili u shfaq për vite me radhë si një lypës me lebrozë në tregun Sarafa, ishte në fakt milioner. 50-vjeçari, i paaftë për të ecur, përdorte një platformë të vogël me rrota për të lëvizur dhe gjithmonë mbante duart brenda këpucëve për t’i mbrojtur nga trotuari. Pamja e tij e brishtë dhe heshtja që ruante bënte që shumë ta konsideronin të varfër.

Kur zyrtarët e morën Mangilalin në kujdes, i bënë dush dhe rroba të pastra, zbuluan se ai zotëronte tre prona, një makinë dhe disa triçikël që jepeshin me qira, duke e klasifikuar atë brenda kategorisë së milionerëve në rupit indiane. Mangilal pranoi se paratë e mbledhura nga bamirësia nuk përdorej për jetesë, por investoheshin dhe jepeshin hua tek tregtarët lokalë me interes.

Autoritetet tani po hetojnë edhe për llogaritë bankare të tij dhe planifikojnë të heqin apartamentin e dhënë nga shteti si i ndihmë. Ky zbulim erdhi gjatë një fushate kundër kërkimit të bamirësisë në qytet, që synon të identifikojë ata që janë vërtet të varfër. Nga 6,500 personat e identifikuar, 4,500 kanë ndaluar kërkimin pas këshillimit, 1,600 janë dërguar në qendra rehabilitimi dhe 172 fëmijë janë regjistruar në shkolla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)