Albin Kurti uron qytetarët e komunitetit serb për Krishtlindjen

Albin Kurti ka uruar qytetarët serbë me rastin e festës së Krishtlindjes. “Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie”, shkruan Kurti.

07.01.2026. 10:49

Albin Kurti uron qytetarët e komunitetit serb për Krishtlindjen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale uroi qytetarët e komunitetit serb për festën e Krishtlindjes, e cila kremtohet sipas kalendarit julian.

Kurti shprehet se dëshiron që kjo ditë e shenjtë të sjellë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.

Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.

Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie.

Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, shkruan Kurti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)