Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën një 28-vjeçar nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Slloveni, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri nga Kosova.

15.01.2026. 21:33

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën një 28-vjeçar nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën A1 në Slloveni, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës.

Si pasojë, ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur një autocisternë që udhëtonte drejt Mariborit humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën ndarëse. Më pas, mjeti u përmbys në kahun e kundërt të autostradës dhe përplasi edhe një furgon tjetër.

Autoritetet sllovene po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Përveç Kastratit, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)