E rëndë në Kosovë, mësuesit filmohet duke dhunuar nxënësin

Një rast dhunë është regjistruar në Kosovë, ku një mësues godet një nxënës në orën e mësimit.

Burimi: Kallxo.com

09.02.2026. 20:00

E rëndë në Kosovë, mësuesit filmohet duke dhunuar nxënësin

Një incident dhune fizike brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë ka dalë në publik pas shpërndarjes së një videoje nga Kallxo.com, ku shihet një mësimdhënës duke sulmuar një nxënës gjatë orës mësimore.

Në video shihet mësuesit që godet me shuplakë nxënësin, i cili më pas e godet me shkelm e mes tyre shpërthen një përleshje.

Drejtori i shkollës, Halil Bruhaje, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur, duke sqaruar se nuk ka qenë prezent në shkollë gjatë incidentit.

Policia e Prishtinës bën me dije se mësuesi është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)