Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka hedhur në tryezën e diskutimeve idenë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen si bllok në Bashkimin Europian. Ai tha nga Beogradi se ideja e tij do t'i kënaqë të gjithë dhe shtoi se do t'ia paraqesë shefes së KE-së, Ursula von der Leyen.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka habitur jo pak me propozimin që i bëri Bashkimit Europian nga tryeza e forumit "BELTALKS: Bisedimet Ekonomike të Beogradit" mbrëmjen e djeshme.
Sipas të parit të Beogradit vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen të gjitha në bllok, në BE dhe këtë propozim tha që do t’ia përcjell edhe në takime dypalëshe, shefes së KE-së, Ursula von der Leyen.
“Mendoj se pranimi i të gjitha vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor, të gjitha së bashku në anëtarësim të plotë, është ideja më e mirë. Nëse merrni një, dy ose tre, çfarë do të ndodhë me të tjerat. Si do t'i përballojmë problemet. Dhe e di që të gjithë kemi një qasje egoiste, por e ardhmja e rajonit, dhe akoma më e rëndësishmja, e ardhmja e Evropës, është në lojë. Kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë, të na pranojë të gjithëve së bashku, pa ndarje. Serbët do të ndihen më mirë, boshnjakët do të ndihen më mirë, shqiptarët do të ndihen më mirë, kroatët... do të jenë mirë”, tha Vuçiç, duke bërë që në sallë të shpërthenin jo pak të qeshura.
“Dëgjoj vetëm reagime të mira për këtë ide”, këmbënguli ai më tej, duke shtuar: “Do t’ia them këtë Antonio Kostës dhe Ursula von der Leyen”.
Ambasada amerikane e cilësoi vendimin e KQZ-së për mosmiratimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe si shkelje të parimeve demokratike, duke paralajmëruar se ky veprim minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
08:26 9 h më parë03.02.2026.
AutoriPresidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç teksa pa nga afër prezantimin e robotëve humanoidë në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd tha se vendi i tij mund të jetë i pari në Europë që do të fillojë prodhimin e robotëve të ngjashëm, duke nisur nga ky vit, me ndihmën e kompanive kineze.
15:13 1 ditë më parë02.02.2026.
Autori
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike që lidhën emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta.
14:51 1 ditë më parë02.02.2026.
AutoriNëntë viktima dhe 26 të plagosur është bilanci i një aksidenti pranë Antalias, në Turqinë Jugore.
14:30 2 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Policia greke ka ushtruar kontroll në burgun e Koridhalos pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj, ku u gjetën sende të paligjshme.
21:35 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lumir Abdixhiku do të jetë sërish në krye të LDK pasi i mbijetoi votëbesimit të anëtarësisë.
20:37 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lëvizja Vetëvendosje siguroi 57 deputetë në parlament, pasi mori mbi 51 për qind të votave, Partia Demokratike do të ketë 22 vende.
12:42 3 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të shpallë ditën e nesërme rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
21:58 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
13:40 4 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)