Fermerët grekë rikthehen në protesta, bllokohet në mbrëmje rruga Janinë-Kakavijë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë gjatë mbrëmjes së sotme.

Burimi: Protothema.gr

03.01.2026. 10:23

Fermerët grekë rikthehen në protesta, bllokohet në mbrëmje rruga Janinë-Kakavijë

Pas pushimit të shkurtër për festat, fermerët grekë po rikthehen sot për të protestuar në bllokada, ndërsa të dielën ata do të takohen në protestën kombëtare që do të mbahet në Malgara.

Mediat greke raportojnë se ata janë të vendosur për të vazhduar me përshkallëzimin e mëtejshëm të mobilizimeve të tyre, duke shqyrtuar format më dinamike të presionit. Në të njëjtën kohë, kreu i sindikatës bujqësore, Costas Anestidis, tha se një kanal komunikimi me qeverinë pritet të hapet të dielën, pa sqaruar megjithatë kornizën e dialogut.

Për shkak të protestive do të bllokohet sërish në orët e mbrëmjes aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se protesta do të nisë në orë 18:00 deri në orë 21:00, ndërsa raportohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Në takimin mbarëkombëtar të fermerëve greke në Malgara do të merren vendimet përfundimtare për rrjedhën e protestave. Në të njëjtën kohë, disa sindikalistë bujqësorë e lënë të hapur mundësinë e dialogut me qeverinë, në kushte të caktuara. Siç theksojnë ata, deri më tani nuk kanë parë ndonjë lëvizje thelbësore nga ana e qeverisë që i përgjigjet kërkesave të tyre themelore, gjë që, siç thonë ata, po i shtyn të zgjedhin përshkallëzim të mëtejshëm pas festave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)