Përshkallëzohet protesta e fermerëve grekë, bllokohen pikat kyçe rrugore

Fermerët në Greqi po ashpërsojnë protestat, duke paralajmëruar bllokime të mëdha në kufij dhe akse kryesore rrugore, në shenjë pakënaqësie ndaj politikave qeveritare dhe mungesës së zgjidhjeve konkrete.

13.01.2026. 12:07

Përshkallëzohet protesta e fermerëve grekë, bllokohen pikat kyçe rrugore

Protestat e fermerëve në Greqi është përshkallëzuar më tej, teksa përfaqësuesit e tyre kanë njoftuar bllokime të gjera në disa prej pikave më të rëndësishme të qarkullimit rrugor dhe doganor në vend.

Sipas njoftimit të bërë, këtë të martë fermerët do të bllokojnë për të paktën 24 orë zyrat doganore në kufirin e Greqisë me Bullgarinë, si edhe në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut. Aksioni i protestës do të shtrihet edhe në brendësi të vendit, ku në orën 12:00, sipas orës lokale, është paralajmëruar bllokimi i kryqëzimit Bara Siatista, në autostradën strategjike Egnatia, një nga rrugët kryesore që lidh lindjen me perëndimin e Greqisë.

Fermerët kanë bërë të ditur gjithashtu se kanë refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot në rezidencën Maximos, duke argumentuar se kërkesat e tyre ende nuk janë adresuar në mënyrë konkrete.

Protestës i janë bashkuar edhe grupe të tjera të sektorit bujqësor, përfshirë bletarë dhe anëtarë të Shoqatës së Bujqësisë dhe Blegtorisë së Eordeisë Lindore dhe Pellgut Jugor të Vegoritidës, si dhe përfaqësues të Shoqatës Bujqësore të Bashkisë së Amyntaion, duke e zgjeruar më tej frontin e pakënaqësisë në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)