Bomba në diskon e Athinës, arrestohen dy vëllezër shqiptarë dhe një grua

U paguan 5 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse artizanale, porositësit ishin një çift që kishte hesape të vjetra me pronarët e lokalit.

23.01.2026. 10:16

Bomba në diskon e Athinës, arrestohen dy vëllezër shqiptarë dhe një grua

Policia greke ka zbardhur atentatin me eksploziv, të ndodhur jashtë klubit të natës “Jacky.O” në Athinë. Tre persona të përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar. Bëhet fjalë për dy vëllezër shqiptarë nga Tirana, të identifikuar si 41-vjeçari Blerim Buci dhe 32-vjeçari Besmir Buci.

Të arrestuarit u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë, ndërsa sipas autoriteteve masë sigurie u dha edhe për një grua, e cila dyshohet se u ka siguruar autorëve automjetin me të cilin shkuan në vendngjarje dhe vendosën lëndën shpërthyese pranë lokalit. Identifikimi i të dyshuarve u realizua pas analizimit të shumë pamjeve nga kamerat e sigurisë, të regjistruara në momentin e shpërthimit.

Për të finalizuar me sukses hetimin e policisë, shërbeu edhe rrëfimi i një prej të arrestuarve, me gjasa vëllait më të vogël Besmirit, iu cili u afrua në këmbë lokalit dhe vendosi bombën artizanale. Në dëshminë për uniformat blu u pranua se për “vendosjen e lëndës plasëse u paguan 5 mijë euro”, ndërsa porositësit ishin “një çift që kishte hesape të vjetra me pronarët e diskos”.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e 7 tetorit 2025, në një nga zonat më të frekuentuara të Athinës. Me gjithë shpërthimin e fuqishëm, fatmirësisht nuk pati viktima. Tragjedia në kryeqytetin grek u shmang sepse në momentin e atentatit, lokali nuk ishte në funksion.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)