Një zhvillim i paprecedentë politik dhe institucional pritet të marrë formë në Kuvend, ku Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të nisë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja do të zhvillohet në praninë e drejtuesve të lartë të Prokurorisë së Posaçme.
SPAK do të përfaqësohet nga drejtuesi i ri i institucionit, Klodian Braho, prokurori i çështjes Dritan Prençi dhe prokurorja Dorina Bejko. Ata do të paraqesin argumentet ligjore, mbi bazën e të cilave kërkohet heqja e imunitetit dhe autorizimi i arrestimit për Ballukun.
Prokuroria ka kërkuar që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës konfidenciale të provave. Një pjesë e materialeve hetimore, përfshirë një USB me të dhëna, është vendosur në ruajtje të posaçme në Kuvend. Pikërisht kjo çështje ka shkaktuar përplasje politike mes opozitës dhe mazhorancës mbi mënyrën e administrimit të provave.
Sipas dokumentacionit të dorëzuar në Kuvend, SPAK dyshon se Balluku ka qenë e përfshirë në manipulimin e të paktën 11 tenderave, me një vlerë totale që arrin në rreth 1.2 miliardë euro. Prokuroria pretendon gjithashtu se ajo ka ndikuar te dëshmitarët dhe se ekziston rreziku i pengimit të hetimit apo kryerjes së veprave të tjera penale nëse mbetet në liri.
Procedura parlamentare nuk ka afate të ngurta për shqyrtimin e kërkesës, por Këshilli i Mandateve ka detyrimin që pas përfundimit të diskutimeve, të hartojë një raport brenda dy javësh, i cili më pas i paraqitet seancës plenare për votim. Nëse Kuvendi nuk merr një vendim brenda tre muajve, kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar.
Ndërkohë, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për Ballukun, ndërsa çështja e pezullimit nga detyra është shtyrë, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi konfliktin e kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së. Përkohësisht, Kushtetuesja e ka rikthyer Ballukun në detyrë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Romë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së fortë të Italisë ndaj Kievit.
Projektet janë kabllot ‘Apollo Link’ dhe ‘Iberia Link’, dy infrastruktura të projektuara për të transportuar sasi të mëdha të energjisë elektrike, veçanërisht asaj të rinovueshme, në të gjithë Mesdheun dhe për të përmirësuar lidhjen midis rrjeteve kombëtare.
Dy efektivë policie në qarkun e Dibrës janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Bulqizë.
Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.
Hetimet, që kanë zgjatur rreth dy vite, zbuluan një rrjet të mirëorganizuar që operonte përmes call center-ave në Tiranë. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit vepronin në grupe prej 6 deri në 8 agjentësh, të ndarë sipas gjuhëve të huaja si gjermanisht, anglisht dhe italisht, duke synuar tregje të ndryshm
Identifikimi dhe shkatërrimi i skemave të call center në Shqipëri është kthyer në vëmendje të deputetëve edhe në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe tha se po dëmtohet imazhi i vendit, teksa shtoi se ky është aktivitet i hershëm këtu dhe se ka kërkuar personalisht shpjegime nga autoritetet.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Shëngjin, i cili dy vite më parë, në bashkëpunim me të vëllanë plagosën rëndë një shtetas. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg në mungesë, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit pasi në kamionin që drejtonte gjatë kontrollit iu gjet një përforcues valësh, sasi parash dhe kanabis.
Komente (0)