Festat e fundvitit, radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës

Surprizë e keqe për emigrantët që kthehen në atdhe, qindra makina të bllokuara. Shkak, puna me kapacitet të reduktuar nga pala greke.

24.12.2025. 23:03

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës

Krishtlindjet dhe festat e fundvitit, si gjithmonë kanë sjellë fluks të shtuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku qindra automjete janë rreshtuar në pritje për të hyrë në Shqipëri nga Greqia. Radha e makinave, që në pamje të parë dukej se shtrihej për disa kilometra, ka krijuar vonesa të konsiderueshme për udhëtarët.

Shumica e personave që prisnin në kufi ishin emigrantë shqiptarë, të cilët po kthehen në vendlindje për të festuar pranë familjeve të tyre. Fluksi ka nisur që në orët e para të ditës, për shkak se pala greke ka punuar vetëm me dy sportele.

Edhe pse shifrat mbeten të zyrtarizohen, vetëm pak orë përpara Krishtlindjeve, në pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar rreth 10 mijë shtetas, vetëm në datën 24 dhjetor. Pjesa më e madhje e tyre kanë hyrë në territorin shqiptar, mes peripecive të radhëve kilometrike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)