Policia e Shtetit në disa qarqe të vendit ka vendosur të jetë përkrah familjarëve të Dëshmorëve të Atdheut për festat e fundvitit. Aktivitetet janë organizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda.
Këto aktivitete janë një shprehje e qartë e respektit të thellë, e mirënjohjes së përhershme dhe e përkujdesjes institucionale të Policisë së Shtetit ndaj familjeve që kanë dhënë sakrificën më sublime në shërbim të atdheut. Qëllimi është që familjarët e dëshmorëve të Policisë, të mos ndihen asnjëherë vetëm, por të jenë gjithmonë të rrethuar nga respekti, vëmendja dhe përkrahja e Policisë së Shtetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)